Krujë, zbulohen 5 mijë rrënjë kanabis sativa
Operacioni i nisur prej 2 ditësh është bërë i mundur falë informacioneve të siguruara pas sinjalizimeve nga burime në fshatin Vrion të Krujës. Po punohet për gjetjen e personave përgjegjës për mbjelljen e bimëve narkotike.
KRUJE- Zbulohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis sativa në komunën Nikël në Krujë. Operacioni i nisur prej 2 ditësh është bërë i mundur falë informacioneve të siguruara pas sinjalizimeve nga burime në fshatin Vrion.
Sipas policisë ndërhyrja ka qënë tepër e vështirë, pasi nuk dihej saktësisht vendi ku ishin mbjellë bimët narkotike. Pas kërkimeve të shumta u zbulua një parcelë me 5 mijë rrënjë në pyllin e fshatit Vrion.
Menjëherë forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i prerë dhe djegur rrënjët për ti asgjesuar tërësisht ato, ndërkohë po punohet për gjetjen e personave që dyshohet të jenë autorë të mbjelles së lëndës narkotike në këtë zonë.
Deri tani asnjë emër nuk është bërë i ditur nga policia për arsye hetimi, ndërsa operacioni vazhdon. (e.n/News24/BalkanWeb)