Beogradi terror ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Ata thonë se aksionet e xhandarmërisë dhe policisë në kombinim me ato të ushtrisë të udhëhequra nga BIA-së nuk kanë të ndalur ndaj ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së. “Kjo nuk është hera par ku ish-ushtarët e UÇK-së, UÇPMB-së janë cak i sulmit me qëllim të tensionimit të situatës ne Luginë të Preshevës ku mekëto bastisje , doza e pasigurisë i shtohet popullatës civile e cila asht duke jetuar ne Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇPMB-së.
Sipas kësaj shoqate, popullata shqiptare e cila ka jetuar në ish Jugosllavi që nga viti 1912 e deri më sot ka vazhduar të ballafaqohet me spastrimin etnik serb, me vrasje dëbime arrestime, tortura prej ma të ndryshmëve. Të mërkurën xhandarmeria dhe policia serbe kanë bastisur familjen ish komandant Lulit në fshatin Norçë, dhe njëherit ish kryetar i OVL-të UCPMB-së.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në mungesë të Lulzim Ibishit merret nëna e tij plak e moshës mbi 70 vjeçare rreth pesë orë në stacionin e xhandarmerisë për bisedë informative.Në të njëjtën ditë është bastisur edhe familja e Sadat Nuhiut ku janë maltretuar shumica e familjarëve të Nuhiut, me pretekst të kërkimit të armëve në Preshevë.
Gjithashtu është bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit në fsh. Geraj.Në këto tri bastisje kanë marrë pjesë mbi 300 xhandar që do të thotë se secila shtëpi ka qenë e rrethuar me nga 100 forca të policisë. OVL-UÇPMB-së apelon te të gjitha organizatat ndërkombëtare si,OKB, OSBE, KËSHILLIT TË SIGURIMIT si dhe partive politike shqiptare të cilët veprojnë në Lugin të Preshevës atyre në Kosovë, Maqedoni,dhe Shqipëri të jen më aktivë dhe më të zëshëm ndaj situatës në Luginë të Preshevës.
Të gjitha këto aksione janë ndërmarrë pas shpërthimit të një bombe ku janë plagosur nënë e bir në qytetin e Preshevës, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare. Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë. Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës. (start/ina)