G7: Do të bashkëpunojmë për krizën ekonomike
Grupi i shtetë vendeve më të industrializuara të botës deklaroi se do të bashkëpunojë për rigjallërimin e ekonomisë globale, pa prekur tregtinë e lirë.
Një deklaratë e përbashkët e G7-ës thekson se stabilizimi i ekonomisë botërore dhe tregjeve financiare do të ketë prioritetin më të lartë.
Shefat e financave të G7-ës u mblodhën sot për të dytën ditë rresht në Romë në përpjekje për të gjetur mënyra për të zbutur krizën financiare.
Disa nga ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore kanë shprehur shqetësim mbi politikat proteksioniste kombëtare dhe kanë thënë se ato minojnë tregtinë e lirë dhe rritjen globale ekonomike. //ek