Oketa në Bunavi: Ushtarët në kushte të mira
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa është shprehur i kënaqur me kushtet e jetës dhe trajtimit të rekrutëve të rinj në disa baza ushtarake në vend. Ministri Oketa shkoi në bazën e Bunavisë në Vlorë dhe në Poshnjë të Beratit.
VLORE- Sensibiliteti në media lidhur me rekrutimet me forcë të ushtarëve të rinj, çojnë ministrin Oketa dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavi të Vlorës. Ministri Oketa tha se kishte parë nga afër kushtet ku jetojnë dhe stërviten efektivat.
“Bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm erdhëm sot këtu, për të parë nga afër kushtet e stërvitjes dhe jetesës në këtë qendër, dhe konstatuam se rekrutët e rinj janë ambjentuar mjaft mirë”, - ka theksuar, ndër të tjera, Ministri Oketa – “Ata kanë gjetur një realitet krejt ndryshe nga ajo ç’ka ata vetë kishin imagjinuar.
“Jam i bindur se kur të mbaroni ushtrinë të gjithë do të kujtoni momentet e bukura që kaluat këtu”.
“Pak javë na ndajnë nga anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, - është shprehur më tej z. Oketa, - Forcat tona të Armatosura, pa më të voglin dyshim, kanë kontributin e tyre në këtë proces. Ne pamë nga afër ambjentet, inspektuam stërvitjen, po kështu pamë edhe ushqimin e ushtarëve dhe me kënaqësi konstatuam se vërtetë kushtet janë shumë të mira”.
Koketa vlerësoi edhe faktin se këtë vit rekrutimi i ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm është shoqëruar me një kujdes dhe trajtim të veçantë shëndetësor. Për herë të parë mbi 10 mjekt të profesioneve të ndryshme kanë ekzaminuar me vizita të plota mjekësore rreth 650 rekrutë të rinj, Oketa dhe Malaj ndoqën nga afër një orë stërvitjeje të ushtarësh të rinj.
Pas inspektimit në Bunavi, Ministri Oketa dhe gjeneral Malaj kanë vazhduar inspektimin në Batalionin e 3-të të Këmbësorisë në Poshnjë të Beratit, strukturë kjo ku stërviten ushtarët profesionistë. (a.r/mews24/balkanweb)