G8: Ekonomitë e mëdha drejt stabilizimit
Ministrat e Financave të shteteve më të pasura të botës, pas shenjave të lehtësimit të krizës financiare, kanë nisur të marrin në konsideratë hapat që duhet të ndërmarrin ekonomitë e tyre për t‘iu drejtuar rritjes ekonomike. Qëndrimi u bë i ditur nga ministrat e Financave të grupit G8, të cilët i përshkruan ekonomitë e tyre me termat më pozitivë që prej kolapsit të shoqërisë "Lehman Brothers", nëntë muaj e parë, e cila u pasua nga kriza më e rëndë financiare që prej Depresionit të Madh të viteve tridhjetë.
"Forca e stuhisë ekonomike po mpaket. Në shumë prej ekonomive lexohen shenja kurajuese", tha sekretari i thesarit amerikan, Timoti Geithner, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në fund të takimit dyditor mes ministrave të Financës së Grupit të Tetëve. Por opinionet e ministrave nuk përqendroheshin në të njëjtën pikë kur vinte fjala te çasti i duhur, kur qeveritë të hiqnin dorë nga paketat e ndihmës për kompanitë e tyre të mëdha, si dhe për rritjen e interesave bankare. Mosmarrëveshje u regjistruan edhe mbi aspekte të tjera të krizës, veçanërisht për sa i përket testimit të gjendjes shëndetësore të bankave.
Gjatë konferencës së mbajtur në fund të takimit, ministrat thanë se kishin marrë në konsideratë dhënien fund të politikave stimuluese. Njëherësh i kërkuan Fondit Monetar Ndërkombëtar analizimin e mundësive në këtë kuadër.
Programet gjigante të ndihmës për stimulimin e ekonomive kanë nxjerrë në skenë rrezikun e inflacionit. Kjo bëri që në takimin G8 shtetet me prirje konservatore në kuadrin fiskal, si Gjermania e Kanadaja, kërkuan ndërprerjen e programeve stimuluese në çastin që nuk vërehej më nevoja për to. Por në rast se disa prej vendeve i prapësojnë planet e stimulimit më herët se të tjerët, mund të gjenden nën akuza se nuk po përpiqen ndershmërisht në përpjekjet globale për të dalë nga kriza ekonomike.
Ministri rus i Financave e përshkroi takimin si "të stuhishëm", dhe përshkroi nxehje të debatit në çastin kur u diskutua mbi cilën fazë të krizës gjendej ekonomia globale. Nga një komunikatë e përbashkët e pjesëmarrësve në takim mësohet se paketat stimuluese nuk do të ndërpriten menjëherë dhe se nivelet e papunësisë mund të vazhdojnë të rriten edhe pse prodhimi nis të ringjallet. "Ndërsa rezultatet ekonomike po përmirësohen, situata gjithsesi mbetet e paqartë", thuhej në deklaratë. Sekretari i thesarit amerikan, Githner, la të kuptohej se politikat stimuluese të vendit të tij zor se do të shtrëngoheshin në afate të afërta kohore: "Është shumë herët për të ndërruar drejtim dhe për të pakësuar stimujt ekonomikë".
Sipas disa të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar të bërë publike të premten, përpara fillimit të takimit të ministrave të Financave, produkti ekonomik u mpak me më shumë se një të pestën e tij gjatë muajit prill. Një burim brenda grupimit G8 tha për agjencinë "Reuters" se raporti në fjalë do të publikohej i plotë gjatë takimit të përvitshëm të FMN-së në Stamboll, në tetor të këtij viti. Burimi shtoi se raporti do t‘u garantonte qeverive mbështetje politike në çastin kur do nisnin pakësime të dhimbshme të shpenzimeve qeveritare në kuadrin e vënies nën kontroll të buxheteve, si dhe kur bankat qendrore të nisin të ngrenë normat e interesit që aktualisht janë në nivele thuajse zero.
Mësohet se në takim u arritën pak progrese lidhur me një mjet të domosdoshëm për rivendosjen e besimit te sistemi financiar global: "testet e stresit" përmes të cilave përcaktohet shëndeti financiar i bankave. Ministri kanadez i Financave, Xhim Flaherti, i kërkoi Europës të ndërmerrte më shumë teste, si dhe t‘i njihte të gjitha vendet e tjera me rezultatet e tyre.