Iran, Ahmedinexhad triumfon në zgjedhje
Mijëra iranianë u përplasen dje me forcat e policisë pas fitores së "diskutueshme" të Presidentit Ahmedinexhad, e cila u konsiderua nga mediat ndërkombëtare edhe si protesta më e madhe në Teheran që prej revolucionit islamik të vitit 1979. Lideri shpirtëror, Ajatollah Ali Kamenei, u kërkoi bashkëkombësve të vet të respektonin fitoren e Ahmedinexhadit, të cilën kundërshtari i tij e cilësoi si aspak reale. Nga ana tjetër, përmasat e triumfit të Ahmedinexhadit zhgënjyen thellë të gjithë ata që prisnin një fitore të mundshme të kandidatit reformist, Husein Musavi.
Trazirat në kryeqytet nisën në çastin kur forcat speciale të policisë, me motoçikleta e me shkopinj gome, nisën të shpërndanin me forcë turmat e mbështetësve të Musavit, të cilët nuk e pranuan rezultatin e votimit të së premtes. Edhe vetë Musavi protestoi kundër asaj që e quajti manipulim të zgjedhjeve dhe vjedhje të votave, akuza të cilat u hodhën menjëherë poshtë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kandidati reformist deklaroi se disa pjesëtarë të shtabit të tij zgjedhor qenë rrahur "me shkopinj gome, hunj e me kabllo elektrikë".
Ajatollah Ali Kamenei, autoriteti më i lartë iranian u kërkoi kandidatëve të mundur dhe mbështetësve të tyre të shmangnin "sjelljet provokuese". "Presidenti i zgjedhur dhe i respektuar është President i kombit iranian dhe të tërëve, përfshi edhe kundërshtarët politikë të deridjeshëm, duhet ta njohin unanimisht e t‘i vijnë në ndihmë", tha Kamenei gjatë një deklarate të bërë përmes televizionit. Ministri i Punëve të Brendshme, Sadek Mahsuli, deklaroi zyrtarisht se Presidenti qe rizgjedhur për një term të dytë katërvjeçar me 62.6 për qind të votave në favor të tij, kundër 33.7 për qind të kundërshtarit më të rëndësishëm, reformistit Husein Musavi. Ministri shtoi se në votime kishin marrë pjesë 85 për qind e zgjedhësve.
Musavi, veteran i revolucionit islamik të vitit 1979, protestoi kundër asaj që e konsideroi dhunim shumë i dukshëm i zgjedhjeve. "Po paralajmëroj se nuk kam ndër mend t‘i nënshtrohem kësaj vjedhjeje. Rezultati i sjelljes së disa zyrtarëve do të vërë në rrezik themelet e Republikës Islamike dhe do instalojë tiraninë", tha gjatë një deklarate publike kandidati reformist.
Analistët iranianë dhe perëndimorë e pritën me mosbesim rezultatin e zgjedhjeve. Disa prej tyre vërejtën se rizgjedhja e Ahmedinexhadit do zhgënjejë përpjekjet e Perëndimit për të bindur Iranin të ndalë programin nuklear dhe do vështirësojë edhe më tej gjasat për një hapje të mundshme ndaj administratës "Obama".