E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumsfeld në Tiranë, priten takime me Presidentin dhe kryeministrin

Donald-RumsfeldTiranë- Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka mbërritur sot në Tiranë dhe pritet të zhvillojë takime me krerët e shtetit, përfshirë Presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha.

Ftesa ka ardhur nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërsa zyrtari amerikan do të marrë pjesë edhe në një bashkëbisedim për sfidat e NATO-s. Gjithashtu ai do të bëjë promovimin e një libri të tijin, të përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe.

Rumsfeld e ka vizituar dy herë Shqipërinë, një herë në 2003-shin dhe herën tjetër në 2006-ën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›