Meta: Tensionet vijnë nga politika e vjetër

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se situata politike në vend është normale por tensionet vijnë nga politike e vjetës e ndjekur nga opozita.
Në një takim me mbështetësit e LSI-së në Shkodër, Meta theksoi se çdo presion ndaj institucionve është I papranueshëm pasi prish imazhin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, Meta theksoi se dyfishimi i rezultatit është shumë domethënës për LSI-në pasi tregoi se ajo është një forcë në rritje.