Meta në Lushnjë, prezanton “Planin për veprim”
“Plani për veprim i LSI-së është programi më i mirë, madje i vetmi që ekziston sot, që konsiston në nxjerrjen e bujqësisë nga kriza” kështu deklaroi sot kreu i Lëvizjes Socialiste për Integim, Ilir Meta gjatë një mitingu me banorët e Lushnjës.
LUSHNJE- Turi i kreut të LSI-së Ilir Meta është ndalur në Lushnjë një miting me banorët e këtij qyteti. Meta ka prezantuar “Planin për veprim” të Lëvizjes Socialiste për integrim që konsiston në nxjerrjen e bujqësisë nga kriza, nxitjen dhe rritjen e prodhimit vendas dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Plani për veprim i LSI-së është programi më i mirë, madje i vetmi që ekziston sot, përpara të gjithë lushnjarëve, përpara të gjithë myzëqarëve, përpara të gjithë shqiptarëve për të nxjerrë bujqësinë nga kriza e për ta futur në rrugën e zhvillimit, të modernizimit, të prodhimit, të konkurrimit dhe të mirëqënies për të gjithë ata që jetojnë me këtë aktivitet kaq të rëndësishëm” theksoi Meta.
(e.n/News24/Balkanweb)