G99 prezanton Konomin ne Durres

Gjate takimit elektoral ne Durres, kreu i G99-es, Erion Veliaj dhe kandidatja per kete qark, Milva Konomi kane biseduar me banore te zones.
Veliaj eshte shprehur se eshte e domosdoshme komunikimi i vazhdueshem me njerezit si edhe konsulta me ta per ligjet e rendesishme.
“Ka ardhur koha qe te bejme fushaten e vazhdueshme edhe pas zgjedhjeve, pasi kjo fushate qe s’mbaron kurre do te prishe kete rutine te politikaneve qe nje here ne kater vjet kerkojne voten dhe largohen”, theksoi Veliaj.