G99: Qeveria Berisha dështoi me arsiminNga TemaG99 ka denoncuar dje dështimin e qeverisë Berisha në fushën e arsimit. Sipas kësaj force, arsimi ka qenë dështimi më i madh i mazhorancës, duke qenë se nuk ka mbajtur premtimet e veta për këtë fushë. Për
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
G99: Qeveria Berisha dështoi me arsiminNga TemaG99 ka denoncuar dje dështimin e qeverisë Berisha në fushën e arsimit. Sipas kësaj force, arsimi ka qenë dështimi më i madh i mazhorancës, duke qenë se nuk ka mbajtur premtimet e veta për këtë fushë. Përfaqësuesi i G99, Arbi Mazniku, nëpërmjet publikimit të shifrave konkrete, ka paraqitur atë që ai e cilësoi si gënjeshtrën e madhe të qeverisë së kryeministrit Berisha. Mazniku tha se Berisha ka mashtruar shqiptarët, duke mos e kthyer arsimin në një nga prioritetet e qeverisë, ashtu si në fakt kishte deklaruar. Jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimin për ta kthyer arsimin në prioritet të qeverisë, por, sipas Maznikut, Berisha gjithnjë e më shumë ka ulur investimet për këtë fushë. Sipas Maznikut, ndërsa buxheti i shtetit ka njohur rritje konstante përgjatë këtyre viteve të fundit, financimet për arsimin kanë mbetur në të njëjtat shifra. Madje, për vitin 2010, shpenzimet e qeverisë Berisha për arsimin do të jenë më të ulëta edhe se viti i kaluar. Për këtë arsye G99 e ka denoncuar me forcë lënien pas dore të arsimit nga mazhoranca aktuale. “Ndërsa vitet e fundit buxheti në total ka njohur rritje, shpenzimet për arsimin kanë mbetur po ato, e madje për vitin 2010 do të jenë edhe më të ulëta në krahasim me një vit më parë. Për vitin 2010, qeveria ka parashikuar, përmes buxhetit të ri të sapomiratuar, në mungesë të opozitës në Kuvend, që të shpenzojë për arsimin vetëm 3.46% të GDP. Kjo shifër është edhe më e ulët se ajo e një viti më parë, kur Shqipëria shpenzoi 3.55% të GPD”, - tha gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i G99, Arbi Mazniku. Ky i fundit u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që shpenzon kaq pak nga buxheti i shtetit për arsimin, në një kohë që kjo fushë është konsideruar si prioritet. Kjo gjë, sipas Maznikut, tregon hipokrizinë e qeverisë dhe Berishës, i cili tjetër deklaron dhe tjetër gjë bën. Shqipëria mbetet kështu ende vendi që shpenzon më pak për arsimin në të gjithë rajonin, ndonëse qeveria ka premtuar që në fillim të mandatit të parë, e pastaj ka ripërsëritur edhe gjatë fushatës së fundit elektorale dhe gjatë programeve qeverisëse, se do ta ketë arsimin prioritet të vetin”, - tha Mazniku. Sipas tij, ky është një premtim i pambajtur nga ana e qeverisë Berisha, por dhe një gënjeshtër e madhe, e cila vazhdon që të përsëritet nga ky i fundit çdo fushatë elektorale. “Ky, jo vetëm që është një premtim i pambajtur, por është një gënjeshtër e madhe e qeverisë, që vazhdon të përsëritet”, - pohoi përfaqësuesi i G99. Mazniku denoncoi me fakte konkrete edhe dështimin e qeverisë për të investuar në fushën e arsimit profesional, e cila, sipas Maznikut, “është një fushë që ende mbetet larg të qenit një strategjike dhe prioritare dhe që do të mund të sillte përfitime afatgjata për të gjithë shoqërinë”.