Sandri qetëson “Oborrin” të mos shqetësohen për dhëmballët Nga TemaSandri fluturoi nga gëzimi dje, kur dëgjoi doktorin, kur iu kërcënua atyre të opozitës se do “t’u shkulte dhëmbët, pastaj me radhë dhëmballët”. - Sa i madh është! Ku i gjen këto fja
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri qetëson “Oborrin” të mos shqetësohen për dhëmballët Nga TemaSandri fluturoi nga gëzimi dje, kur dëgjoi doktorin, kur iu kërcënua atyre të opozitës se do “t’u shkulte dhëmbët, pastaj me radhë dhëmballët”.
- Sa i madh është! Ku i gjen këto fjali, se i kishim harruar fare, - tha. - Dhe unë që mbahem për fjalor rruge, s’më kishte shkuar mendja këtu, se në fshat tonë në fakt dhëmballët i kemi pas heq me spango, se s’kishim darë.
Sapo doktori u kthye në zyrë, i shkoi menjëherë.
- Ishte fjalim i madh doktor! Ashtu duhet folur. Këta deputetët i ke ca si të tredhur, si s’e hap njeri gojën mo burrë. I thashë Aldo Bumçit sot, po pse mo ia lini doktorit këto punë, e detyroni atë të thotë gjënë e fundit, po s’kuptonte fare, më shikonte si buf. “Dhe unë kam folur, - tha. - S’kam lënë gjë pa u thënë, u kam thënë deri dhe që socialistët janë të korruptuar.” Ik mo k…, i thashë, me kë flas unë.
- Tani Sandër, ke të drejtë, po e kupton vetë ti, ata aq e kanë takatin. Mos prit më shumë nga ata. Tani, pse e bëra unë këtë kërcënim... Jo, ka shumë rëndësi. Ta them unë pse.
Kurrë në jetën time s’më kanë ardh më shumë mesazhe sesa sot. Nga Tropoja deri në Sarandë njerëz që më thonë: “Na ke pas ku të duash ti.” Desha me i ngreh pak njerëzit, se janë dëshpëru shumë prej atij mitingut. Shiko, na ka prish punë ai mitingu, s’duhet me i lënë më fushë veprimi. Tani, do thuash ti, pse përmenda unë dhëmbët dhe dhëmballët...
Shiko, ata duhen kërcënuar. Dhe unë jam i vendosur t’i kontrolloj dhëmbë e dhëmballë. ǒdo bëjmë? Do t’i zëmë më radhë një nga një.
- Ka lezet, kjo duhej bërë që në fillim. Kemi katër vjet në pushtet, s’kemi bërë asgjë. Unë ngela vetëm me këto tenderët e rrugëve që mezi i mora, dhe ato s’janë as 60 milionë euro, dhe atë fshatin turistik në Lezhë që s’i kam mbyll letrat akoma. Toka në Dajt, 45 hektarë, më mbeti pa ndërtuar, këtu në Kinostudio i kam punët keq, se s’ka më tokë.
- Sandër, nejse, e di që ke halle, por njëherë të shikojmë këta të opozitës. E para, kush ka nga këta biznese apo njerëz të afërt në biznese, u shkon gjoba nga 1 milion euro deri te qindarka e fundit që t’i ngelet në xhep. Pse e bëj këtë? E bëj që askush të mos i shkojë mbrapa dhe t’i paguajë pará. I kemi bërë ca goditje, kemi në plan dhe të tjera.
E dyta, duhet të nxjerrim urgjent këtë ligjin për shitjen e tokave dhe duhet të blejmë urgjent tokat e lira, që çfarëdo që të ndodhë, ata të mos kenë më mundësi të blejnë asgjë. E treta, do t’i vendos të gjithë në përgjim dhe s’kam për t’u lënë skutë pa kontrolluar.
- Shumë mirë doktor, ndaj desha të të takoja, që të ndihmojmë të gjithë. Për shembull, me këto tokat që do dalin në shitje dhe me përgjimet merrem unë. Me bizneset, vë ndonjë këtej nga qeveria. Kështu e duan këta doktor, të ka shkuar mendja mirë. Dhe tek ai antimitingu të shkoi mendja mirë. E duan një përgjigje ata.
- Sandër, këtë radhë s’kam për t’i fal më. Po më zënë në gojë nga mëngjesi në darkë pasuritë e mia, ua tregoj unë tani pasuritë e tyre. Kaq. ǒka ndonjë gjë tjetër?
- S’ka gjë doktor, kjo jotja sot qe e fortë shumë. Atë më tha dhe Fevziu. “Bëri mirë që i kërcënoi, - tha, - se kështu tremben dhe këta ndërkombëtarët, nuk futen për ndërmjetësim.” Po ku të kishte shkuar mendja te dara dhe te dhëmballët?! Fevziu në fillim nuk e kuptonte se ç’kuptim kishte kjo fjalia. Po i thashë unë, e ka përdorur për herë të parë shoku Enver në Plenumin e Katërt më 1973, kur tha: “Ideologjisë revizioniste do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë.” U çudit Fevziu. “Po ky sa i kulturuar që është mo burrë, - tha, - ku i mban mend dhe gjithë fjalimet…!”
- Nejse Sandër, nuk ishte në Plenumin e Katërt ajo, ishte pas Letrës së Hapur, por nuk është aty problemi. Ika tani se më vjen ky Drejtori i Evropës dhe do t’ia them nja dy fjalë dhe atij, se dhe këta i përkëdhelin shumë.
Sandri doli i gëzuar nga zyra e doktorit. Në oborr u përplas me Lul Bashën, që e kishte humbur fare dhe nuk e njohu.
- Po ky k… ç’pati që s’foli? -i tha rojës së Gardës.
- Është tremb seriozisht nga doktori që ka thënë do t’u shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët këtyre të korruptuarve, dhe është trembur, se e ka frikë dentistin.
- Po ç’ka ky k…, se ai e ka me këta të opozitës?
- Po, po, ashtu thua ti, po gjysma e ministrave kanë shkuar te dentisti të bëjnë grafi, të thonë që s’i kanë të gjithë dhëmbët, - i tha roja.
- Po qenkan k.. fare! - i tha Sandri. - Po të ishte se e kishte për ne, mua, Argitës, Shkëlzenit, Fahriut, Rrahmanit, dhe ca të tjerëve shokë të mi, nuk na dilnin dhe sikur të kishim tri palë dhëmbë rezervë. ǒjanë këta k… që s’e kuptojnë që s’e ka me këta, po me opozitën. A ç’e gjeti këtë njeri!