Kursi, zhvlerësohet leku, shkak forcimi i euros në bursa
Monedha kombëtare është zhvlerësuar ndaj euros në tregun e këmbimit. Monedha e përbashkët europiane ka arritur kuotën e 132.3 lekëve, si pasojë e forcimit të saj në bursa. Nga dobësimi i lekut preken të gjithë qytetarët që kanë marrë kredi në valutë.
TIRANE- Monedha kombëtare, leku, vlerësohet kundrejt valutave të forta dhe veçanërisht euros. Në agjencitë e këmbimit monedha e përbashkët europiane ka fituar rreth 2 pikë, ajo blihet me 131.8 lekë dhe shitet me 132.3 lekë. Ndërsa dollari shkëmbehet me 97.8 lekë në blerje dhe me 98.4 lekë në shitje.
Dobësimi i lekut prek të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në euro, të cilëve u duhet të paguajnë më shumë për këstet mujorë pasi normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit. Nga zhvlerësimi i monedhës vendase do të dalin me humbje edhe ata që në këto momente do të blejnë valutë. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se forcimi i monedhës së përbashkët europiane është pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit euro është forcuar duke u shkëmbyer me 1 dollar e 34 cent. (a.r/news24/balkanweb)