E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GAZA – 70 palestinezë dhe tre ushtarë izraelitë të vrarë në 24 orët e fundit

TEL AVIV, 9 janar /ATSH-AFP-AA/ – Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës tha sot se të paktën 70 njerëz ishin vrarë në 24 orët e fundit në territorin palestinez, skenë e më shumë se 15 muajve të luftës me Izraelin.

”Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 46 006”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se 109 378 njerëz ishin plagosur gjithashtu në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, i shkaktuar nga një sulm i paprecedentë nga lëvizja islamike palestineze Hamas në Izrael, më 7 tetor 2023.

Ushtria izraelite ka njoftuar se në konfliktet në veri të Rripit të Gazës humbën jetën tre ushtarë.

Ushtria izraelite tha se tre ushtarët izraelitë kanë vdekur në konfliktet që u shënuan në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës që ndodhet nën rrethim të rreptë.

Dy nga ushtarët që humbën jetën kishin gradën e rreshterit major, njoftohet në deklaratën ku u nda informacioni se në të njëjtin konflikt u plagosën edhe tre ushtarë izraelitë, me të cilëve një oficer në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i sulmeve tokësore më 27 tetor të vitit 2023, numri i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur në konfliktet në Rripin e Gazës është rritur në 396./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›