E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – Hamas: Ndërpresim negociatat pas masakrave izraelite të ditës së sotme

GAZA, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi se lëvizja kishte vendosur të ndërpresë negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës, duke denoncuar “mungesën e seriozitetit dhe masakrat” izraelite.

Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh informoi ndërmjetësuesit dhe aktorët rajonalë në një seri apelesh për ”vendimin e Hamasit për të ndërprerë negociatat për shkak të mungesës së angazhimit nga Izraeli dhe masakrave kundër civilëve të paarmatosur”.

Izraeli, nga ana e tij, nuk ka marrë ende asnjë njoftim nga ndërmjetësit në Kajro për prishjen e negociatave të shpallura nga një udhëheqës i lartë i Hamasit pas bastisjes në Mawasi kundër Mohammed Deif.

Ynet raporton se vlerësimi i Izraelit është se, megjithatë, në afat të shkurtër bisedimet do të ndalen, por në afat të mesëm dhe afatgjatë presioni ushtarak mbi Hamasin në Rrip do ta kthejë fraksionin në tryezën e bisedimeve. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›