E Premte, 6 Nëntor 2026

KINEMA – Vdes Brenda e Beverly Hills-it, Shannen Doherty

LOS ANXHELES, 14 korrik /ATSH/ – Aktorja e famshme hollivudiane Shannen Doherty ka vdekur në moshën 53- vjeçare pas vitesh beteje me sëmundjen e kancerit, shkruan people.com.

“Me zemër të thyer njoftojmë vdekjen e aktores Shannen Doherty. Ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh lufte me sëmundjen”, konfirmoi në një deklaratë menaxherja e Doherty-t, Leslie Sloane.

“Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj dhe qeni i saj, Bowie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë kohë, në mënyrë që ata të mund të vajtojnë në paqe”, theksoi Sloane.

Ylli i Beverly Hills 90210 u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015.

Doherty u bë e famshme si Brenda Walsh në Beverly Hills, 90210, i cili u shfaq premierë në tetor 1990.

Doherty u largua nga shfaqja pas sezonit të katërt në 1994. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›