GIZ dhuron 100 kontenierë për bashkinë e Finiqit

Programi gjerman GIZ i vjen në ndihmë Bashkisë Finiq për mbajtien pastër të të gjithë territorit të saj. 100 kosha mbeturinash i janë dhuruar së fundi, me qëllim ndarjen e mbetjeve në burim dhe një makinë pastrimi. Për kryebashkiakun Kristaq Kiço ky dhurim shihet si lehtësi,pasi i mungon infrastruktura e nevojshme, për të realizuar pastrimin në 58 fshatrat ,nga të cilët përbëhet kjo zonë rurale.
“Bashkia e Finiqit ka përfituar nga ky program 100 kosha,të cilët janë vendosur përgjatë gjithë rrugës e nëpër fshatra. Ishte fat për ne pasi na mungon infrastruktura,për të realizuar pastrimin në gjithë hapësirën ku shtrihemi si bashki.Kërkohet vlerë e madhe monetare për t’u investuar në këtë drejtim.Si zonë rurale e përbërë nga 58 fshatra është e vështirë të kemi një ambient të pastër,ndërkohë që nuk disponojmë mjetet e nevojshme.Edhe automjeti me parametra bashkëkohor do të përdoret nga shërbimi i pastrimit për transportin e mbetjeve nga çdo fshat në landfillin e Bajkajt”-shprehet kryetari i bashkisë, Kristaq Kiço.
Fokusi i projektit në Finiq ishte edhe sensibilizimi i banorëve për pakësimin e mbetjeve plastike si dhe disa nisma me shkollat për riciklimin e këtyre të fundit.