E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të paktë qytetarët që do të kalojnë festat jashtë vendit

Pasi jemi në dhjetor, në muajin e festave të fundvitit, çdo qytet ka filluar përgatitjet. Edhe pse situata e krijuar nga covid-19 është e vështirë në të gjithë botën, duket se disa qytetarë po tregohen të guximshëm këtë fundvit dhe kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë jashtë vendit.

Banorët e Gjirokastrës, sipas agjensive turistike, zgjedhin si destinacion kryesor Stambollin për këtë periudhë, jo vetëm sepse e kanë më të lehtë të udhëtojnë drejt Turqisë por edhe për shkak të çmimeve të ulët që ofrojnë paketat turistike.

“Fusha e turizmit ka patur një ndryshim pak më mirë në krahasim me tregun imobiliar. Stambolli ka qenë dhe ngelet destinacioni më i preferuar aktualisht ngaqë qytetarët e kanë edhe më të lehtë të udhëtojnë drejt Turqisë.

Ka patur kërkesa dhe rezervime edhe për festat e fundvitit. Për krishtlindjet  dhe muajin Janar, rezervimet janë më të shumtë. Siç dihet aktualisht çmimet për shkak të pandemisë, kanë pësuar një ulje të madhe dhe është fat i këtyre individëve që dëshirojnë të udhëtojnë.

Statistikat janë shumë të vakta, 50% e punës është ulur në krahasim me një vit më parë. Udhëtimet dihet që të falin qetësi, harmoni duke harruar problematikat. Është gjithmonë një shans i bukur. “Nëse do të shikonim një sllogan të turizmit, thotë: ‘të udhëtosh, do të thotë të përqafosh botën’ dhe qytetarët këtë fundvit, zgjedhin të përqafojnë jetën nëpërmjet udhëtimeve të vogla”, shprehet Valbona Bani, punonjëse në agjensi imobiliare.

Frika dhe pasiguria fatkeqësisht të pranishme, nuk i lejon shumicën e qytetarëve të bëjnë plane për udhetime jashtë shtetit apo qytetit. Me përjashtim të më të guximshmëve, shumica nuk do të munden të festojnë ashtu si një vit më parë, as të takohen me të afërmit e tyre që kanë jashtë vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›