UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës në protesta

UNICEF shprehet i shqetësuar për dëmin e mundshëm dhe ekspozimin ndaj dhunës, përfshirë këtu, dhe rrezikun e ekspozimit ndaj COVID19 që fëmijët dhe të rinjtë mund të përballen mes protestave në Tiranë dhe në qytete të tjera.
UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtat e fëmijëve,sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, lidhur me lirinë e shprehjes dhe grumbullimet paqësore.
Gjithashtu, u bën thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës, të sigurohen që fëmijët që janë në kontakt me ligjin, duhet të marrin në kohë, trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të miturit.
UNICEF i bën thirrje mbarë qytetarëve të distancohen nga dhuna, të respektojë masat themelore të mbrojtjes ndaj COVID-19, si dhe ata që marrin pjesë në protestë, ta bëjnë këtë pjesmarrje, sa më paqësore dhe jo të dhunshme.