E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, Bashkia siguron ngrohje në institucionet arsimore gjatë dimrit

Bashkia e Gjirokastrës po siguron ngrohjen në institucionet arsimore, gjatë stinës së dimrit, duke krijuar kushtet e duhura për zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas bashkisë po kryhet rregullisht furnizimi me lëndë djegëse i kopshteve dhe shkollave në qytet dhe njësitë administrative.  “Në ndryshim nga vitet e kaluara, është dyfishuar kohëzgjatja e përdorimit të kaldajave dhe pajisjeve ngrohëse, për t’iu përshtatur mësimit me turne, në zbatim të masave anti-COVID 19”, – theksoi bashkia.   Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se po kryhet edhe mirëmbajtja e vazhdueshme e godinave të shkollave.   Sigurimi i kushteve cilësore për zhvillimin e procesit mësimor do të jetë në vëmendje të bashkisë Gjirokastër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›