GJA Berisha Rames i rrezikohet 20-shi

Nga Lukova Berisha i kunderpergjigjet Rames SHBA nuk punoi dy vjet per te bere dhurate gjykaten
Nga Jugu i Shqiperise Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje liderin socialist Edi Rama per bllokim te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative me arsyen e vetme se i rrezikohet perfitimi i 20-shit nga lejet e ndertimit. Nga Lukova e Sarandes Berisha i kerkoi kryesocialistit Rama qe te heqe dore nga mendesi te tilla dhe te behet pjese e ndryshimit te Shqiperise.
Rama te heqe dore nga perrallat dhe te perballet me ndryshimet e vendit - tha Berisha. Ai nuk ka la pa permendur edhe procesin e liberalizimit te vizave qe sipas tij do tu mundesoje shqiptareve levizje te lire drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Sipas Kryeministrit vendi yne do te jete nder me te sigurtit ne bote dhe kjo eshte nje garanci e madhe per procesin e heqjes se vizave.
Per mbare Evropen per cdo qytetar evropian kur te mesojne se per shqiptaret jane hequr vizat kjo do te thote se ky eshte vend i sigurise maksimale do te thote qe te shkojne sa me shpejt ne Shqiperi do te thote te njohin me shume turizmin shqiptar brigjet malet peizazhet e ketij vendi. Heqja e vizave do te thote per rinine shqiptare fati me i bardhe i saj mundesi te medha levizje mundesi te medha aplikimesh do te thote nje hapesire tjeter shume me e madhe - u shpreh z. Berisha. Por ai u ndal gjate tek propaganda e koheve te erreta te diktatures komuniste ndersa denoncoi qendrimin bojkotues te kryesocialist Edi Rama ndaj ligjit qe mundeson ngritjen e Gjykates Administrative. Berisha para banoreve te Lukoves tregoi edhe arsyet pse Rama e bllokoi ate duke zbardhur faktin se krijimi i kesaj gjykate i rrezikon perfitimin e 20-perqindeshit nga lejet e ndertimit.
A nuk jane nje ofendim per mbare qytetaret shqiptare perrallat qe kryetari i nderuar i Partise Socialiste zoti Edi Rama tregon cdo te xhuma ndaj shqiptareve dhe cila ishte perralla e fundit me te cilin ofendoi shqiptaret. Dje u tha shqiptareve se une nuk votova ligjin per Gjykaten Administrative se nuk doja ti jepja Berishes edhe nje sistem gjykate. Z. Rama me duhet te them se je larg te ka mbetur ora ne koherat me te erreta. Se pari duhet ta kesh te qarte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane tek Sali Berisha qeveria e tij dhe Partia Demokratike nje prej partnereve me te vendosur jo ne Shqiperi por ne rajon dhe kjo eshte nje histori 20-vjecare. Kane ne kete partneritet perpjekjen per te cliruar shqiptaret nga sistemi komunist - tha z. Berisha. Ai shtoi se kane ne kete partneritet perpjekjen per ndertimin ne kete vend te vlerave te lirise dhe te demokracise. Por sipas tij Ti ofendon shqiptaret sepse harron nje gje qe SHBA-te kane tek Sali Berisha vete Partia Demokratike partnerin kryesor strategjik por nga ana tjeter eshte e vertete qe SHBA-te nuk do te pranonin kurre ti jepnin ne dore Sali Berishes mikut dhe aleatit te tyre asnje gjykate dhe asnje sistem drejtesie se SHBA-te frymezojne shqiptaret dhe mbare popujt e botes me lirine e tyre e cila ka shtylle kryesore drejtesine e pavarur dhe vetem drejtesinee pavarur dhe vetem drejtesine e pavarur.
Berisha iu drejtua me tej Rames Te pretendosh se Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar punoi dy vite per te ndertuar nje sistem gjykate administrative dhe per tia dhene dhurate Sali Berishes ti u tregon shqiptareve perralla me mbret qe nuk ti beson asnjeri. Nuk votove sepse nuk je i cliruar nga mendesia e eterve te tu se nuk mund te mos votoje kurre nese ne psikiken tende nuk dominonin keto koncepte. Berisha vijoi akuzat duke thene Ti nuk votove per nje ligj te votuar ne Kongresin Amerikan per te ndihmuar qytetaret shqiptare. Ti nuk votove sepse mendove se ata 16 milione dollare dhe qindra te tjere qe mund te vinin po te fitonim Statusin Kompak do te forconin pushtetin e Sali Berishes. Ti u tregove jashtezakonisht shpirt kazme sepse ato 16 milion dollare do te ndertonim rruget ujesjellesit kanalizimet e qindra qytetareve ne mbare vendin. Ne kete pike Kryeministri Berisha publikoi arsyet e verteta te refuzimit nga Rama te ligjit per Gjykaten Administrative.
Me duhet te them se nuk votove edhe per shkaqe te tjera se ajo gjykate te dashur qytetare eshte gjykata qe do te bllokonte 20-perqindeshin gjykata qe do te prishte me vendimet e ligjit duart e ekzekutivit lokal apo qendror mbi biznesin dhe arbitraritetin. Nuk e votove se do te vjelesh gjoba 20-perqindeshe per pallatet qe ndertohen sepse nuk eshte interesi i klanit i kupoles qe ti drejton - theksoi z. Berisha. Por ne nje rast te tille Kryeministri i beri thirrje kryesocialistit Edi Rama qe te ndryshoje qendrim dhe te votoje projektin e SHBA-se nese i ka mbetur qofte edhe kuanti me i vogel i logjikes. Kjo sipas Berishes edhe ne rast se projekti eshte djegur ne shenje te vendosmerise per te vendosur vlera ne kete vend por edhe ne shenje te nje mirenjohjeje te pakufishme ndaj vendit qe vetem me kete agjenci i ka dhuruar popullit shqiptar falas mbi 700 milione dollare dhe disa prej tyre jane investime edhe ne zonen e bregdetit jane ne kredi dhe ne forma te ndryshme por jane edhe ne Valbone edhe ne zonat me jugore jane ne Korce tek fermeret e Korces jane ne shkolla ne prokurimet publike. Berisha i kujtoi Rames More cmimin e dyte ne bote si vend vetem e vetem nga projekti i USAID-it i cili vendosi prokurimin elektronik ne Shqiperi. Sigurisht qe vullneti i qeverise ishte i plote por absolutisht pa ndihmen e tyre ne kete projekt ne nuk e benim.
Berisha peruron rrugen Lukove - Plazh me vlere 140 milione leke
Kryeministri Sali Berisha nisi dje nje vizite dyditore pune ne jug te vendit. Kryeministri ndaloi ne komunen Lukove ne Sarande ku peruroi rrugen Lukove - Plazh investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 140 milione leke. Kjo rruge me gjatesi 3. 6 kilometra u bashkohet rrugeve te tjera te bregut te Jonit qe zbresin ne det duke kompletuar me nje infrastrukture moderne pothuajse te gjitha rruget qe lidhin fshatrat e Jonit me bregdetin.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine e ketij perurimi dhe njeheresh garantoi se brenda 6-mujorit te vitit qe vjen qytetaret shqiptare nga Morinae Kukesit deri ne Konispol do te levizin ne rruge te reja. Ne takimin me banore te Lukoves Kryeministri u shprehu pergezimet per vendimin e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare duke e konsideruar ate nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe jane realizuar vitet e fundit.