Evropa por...

Shqiptaret sot te pakten praktikisht jane me afer Evropes se kurre. Eumlndrra shume shekullore e tyre per te qene pjese e familjes se madhe evropiane duket se po realizohet. Parlamenti Evropian ka hedhur ne votim dokumentin e eurodeputetes Tanja Fajon per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen rezolute e cila eshte votuar me shumice absolute 538 vota pro 47 kunder dhe 41 abstenim.
Votimi i kesaj rezolute eshte mesazhi me i qarte dhe me i drejtperdrejte per mbeshtetjen e faktorit nderkombetar per te gjitha reformat e ndermarra ne vend nga mazhoranca aktuale.
Anetaresimi i Shqiperise pak kohe me pare ne NATO dhe votimi se fundi per levizjen e lire ne hapesiren Shengen eshte treguesi i destinimit te fatit tone si komb.
Edhe perpos te gjitha mesazheve qe kishin ardhur paraprakisht opozita shqiptare nuk gjeti forcen dhe kurajon e duhur per te mbeshtetur kete proces cka beri qe ashtu si dikur per anetaresimin ne NATO edhe pergjate gjithe kesaj kohe roli i saj ne te gjithe kete proces te jete destruktiv dezinformues dhe regresiv per vendin dhe te ardhmen e tij.
Shuplaka e fundit amerikane per mosvotimin e ligjit per Gjykaten Administrative eshte vetem maja e ajsbergut te marredhenies se nderkombetareve me opoziten shqiptare. Por edhe perpos kesaj ngjarjeje te madhe madje prej me te medhave dhe me te rendesishmeve ne historikun e kombit tone me te drejte mund te shtrojme disa problematika te cilat medoemos kerkojne pergjigje prej te gjitheve.
Se pari duhet te kuptojme se Evropa si nocion modern i kalon perkufizimet gjeografike gje qe do te thote se para te gjithash nocioni per te eshte konceptual dhe kulturor.
Nuk ka te beje kjo pike me debatin per identitetin tone perfshi edhe ate fetar me teper se ka te beje me disa koncepte themeltare qe perbashkojne dhe ndertojne Evropen e sotme si per shembull koncepti per ndertimin e shtetit ligjor zbatueshmeria e ligjit niveli i demokracise respekti ndaj gjykatave liria e medias etj.
Se dyti nevojshmeria e rilindjes se disa vlerave qe sot per sot zor se i gjen tek ne si shqiptare si per shembull pergjegjshmeria qytetare respekti i ndersjelle ndergjegjja menyra e te sjellit te menduarit te reaguarit etj.
Se treti duke qene se jemi vend i vogel gjithmone shtrohet ceshtja e asimilimit. Edhe perpos asaj qe Evropa e sotme eshte nje bashkim i madh shtetesh duhet permendur fakti se te gjitha keto shtete ruajne specifikat e tyre dallueshmerite dhe ndryshimet ne elemente qe perbejne identitetin specifik dhe te vecante te gjithsecilit.
Se katerti Evropa eshte ndjeshmeri. Nese nuk e ndien qe je pjese e kesaj familjeje liberalizimi i kufijve dhe i vizave nuk ndryshon asnje gje.
Se fundi nese liberalizimi i vizave sot dhe heqja e kufijve neser do te shihen thjesht si mundesi ikjeje nga ky vend atehere ky eshte treguesi me i qarte se sa larg Evropes jemi.
Evropa nuk eshte vetem fati yne i sotem por edhe sfida e neserme.
Ajo eshte nje sfide e gjithsecilit e politikes shqiptare ne vecanti dhe e cdo qytetari ne pergjithesi eshte nje proces afatgjate nje rruge qe kalon pergjate nje tranzicioni qe zgjati me shume se duhej te zgjaste realisht. Evropa eshte destinimi yne rruga qe e humbem nje here ne 45-n por fatkeqesia me e madhe do te ishte ta humbnim serish. Heqja dhe liberalizimi i vizave jane vetem dhembezat e celesit qe kalon nepermjet kulturimit te ketij populli.