E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Turdiu Impakt te madh biznesi shqiptar

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu deklaroi dje se liberalizimi i vizave do te kete impakt te madh ne biznesin shqiptar. Sipermarresit nuk do te kene me barriera qe i pengojne per te levizur jashte vendit ne kerkim te marreveshjeve tregtare risive ne teknologji dhe mundesive te reja te prodhimit. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazment Turdiu i cili ka drejtuar grupet e punes perfaqesuese te Shqiperise ne negociatat me Brukselin thote se liberalizimi i vizave do te ndikoje ne fuqizimin e konkurrences ne ekonomi. Levizja e lire do te orientoje qytetaret drejt kostove dhe cilesise jashte vendit dhe kjo do te sherbeje si nje presion qe biznesi vendas te rrise standardin. Bizneset e vogla kane pasur veshtiresi ne pajisjen me viza te cilat kane qene me te disponueshme per biznesmenet e medhenj. Turdiu thote se me liberalizimin e vizave shqiptaret mund te gjejne pune sezonale jashte vendit por pa kaluar me shume se tre muaj qendrim ne vendet Shengen pasi qendrimi pertej afatit 90-ditor perben shkelje te marreveshjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›