Deklarimi i pasurise Bregu akuza Ina Rames Shkele nenin 22
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu permes zedheneses Alida Beqiraj akuzoi dje kryeprokuroren Ina Rama se ne kundershtim me ligjin ka nisur hetimin mbi pasurine e saj. Bregu i kujtoi znj. Rama nenin 22 te ligjit per deklarimin e pasurise i cili thote se kur pasuria e pjesetareve te familjes eshte e ndare dhe e regjistruar si e tille ne organet e administrates shteterore ose gjyqesore deklarimi i pasurise paraqitet vec nga cdo anetar i familjes me pasuri te regjistruara ne emer te vet dhe i bashkelidhet deklarates se personit qe ka detyrimin per deklarim te pasurise. Zedhenesja Beqiraj pohoi me tej Apartamenti i cili eshte deklaruar nga bashkeshorti i ministres Bregu ne baze te ketij ligji nuk eshte nje apartament i ri ne Tirane por nje apartament i banuar prej 10 vjetesh i cili eshte blere me nje cmim 3-fish me te larte se cmimi qe kane deklaruar koleget e tu ata qe te nxjerrin ty me shtrengice ne te lexosh keto deklarata. I themi prokurores mjerane ne shtrengice qe pasi ta lexoje nenin 22 te ligjit mbi deklarimin e pasurise le te shkoje te fshihet andej nga ka dale pra ne PS. Pas sages se turpshme per deklarime e mosdeklarime apartamenti pas berjes publike te pasurise se ministres Majlinda Bregu sot prokurorja mjerane ne shtrengice pranoi se apartamenti te cilin vetem Partia Socialiste ska dashur ta shohe ne deklaraten e ministres Bregu eshte i deklaruar ne emer te bashkeshortit te saj - u shpreh ajo. - I themi kesaj prokuroreje mjerane ne shtrengice - vijoi Beqiraj - se cdo familje shqiptare ka nje kryefamiljar i cili mban pergjegjesi morale dhe ligjore per familjen e tij.