GJENEVË – OKB: Mbi 30 000 banorë largohen nga Libani në Siri

GJENEVË, 27 shtator /ATSH-DPA/- Sipas raporteve të OKB-së, që nga fillimi i sulmeve të rënda izraelite në Liban, mbi 30 000 banorë janë ikur në Sirinë fqinje.
“Rreth 80% thuhet se janë shtetas sirianë, pjesa tjetër kryesisht libanezë”, tha Gonzalo Vargas Llosa, përfaqësues i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Siri.
Ky numër është dyfishuar – pas një vlerësimi zyrtar të së enjtes – ku 13 500 persona kishin kërkuar siguri në Siri nga dëshpërimi.
Sirianët ashtu edhe libanezët po kalojnë nga një vend në luftë në një vend që është përballur me krizë dhe konflikt për 13 vjet.
“Në Liban, 110 000 njerëz u zhvendosën përpara përshkallëzimit të fundit”, sipas raporteve të OKB-së.
“Që nga java e kaluar, 118 000 të tjerë u janë bashkuar atyre”, tha Imran Riza, koordinatori humanitar i OKB-së në Bejrut. //a.i/