GJEORGJI SHQIPERI 2-1:Shqipëria mundet në Gjeorgji, gjyqtari i prish debutimin trajnerit De Biazi
Shënues: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′ / Çani 3′
Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava (Kvirkvelia 46′), Targamadze, Ananidze (Kenia 75′), Daushvili (Gelashvili 46′), Kobakhidze, Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57′). Trajner: T.Ketsbaia
Karton i verdhë: Kvirkvelia
SHQIPERIA: Ujkani (Shehi 89′), Lila, Dallku, Veliu (Osmani 89′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (Lika 89′), Çani (Sadiku 82′). Trajner:Xh. De Biazi
Kartonë të verdhë: Bulku, Lila, Vila
Gjyqtarë: G.Sidenko, O.Molçanov, V.Gorbatov (Moldavi)
3- Gjeorgjianët e dorzojnë topin në mesfushë dhe Edgar Çani i kujdesshëm e rrëmben topin dhe nga e majta ecën drejt portës kundërshtare, në hyrje të zonë në pozicion diagonal gjuan dhe gol, 0-1 për Shqipërinë
27-28 - Gjyqtari akordon një penallti të dyshimtë në favor të Gjeorgjisë. Davishvili gjuan nga pika e bardhë, grushton Ujkani, topi kthehet sërisht te një lojtar gjeorgjian që gjuan, grushton sërish Ujkani.
Përfundon pjesa e parë e takimit miqësor, 0-1 për Shqipërinë.
48- Agolli tregohet i pasaktë në largimin e një topi dhe gjeorgjainët shfrytëzojnë mundësinë me Kobakhidze që ballore gjuan dhe shënon, 1-1
87- Penallti për gjeorgjinë. Ujkani bën dy pritje edhe në këtë rast, por topi goditet tri herë radhazi nga vendësit, që nuk markohen nga kuqezinjtë, arrijnë të shënojnë me Amisulashvili , 2-1
Trajneri Xhani De Biazi e ka nisur me humbje detyrën në krye të kombëtares shqiptare. Shqipëria është mundur 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Gjeorgji, një takim me dy fytyra. Në pjesën e parë gjithçka shkon sipas simfonisë së trajnerit italian, me atë gol të Edgar Çanit të shënuar në miutën e tretë. Në minutën e 27-të gjyqtari moldav akordon një penallti të dyshimtë për vendasit, por Ujkani e neutralizon dhe 0-1 përfundon pjesa e parë. Pjesa e dytë kemi një Shqipëri që transformohet totalisht, pasi lëshojmë terren që në minutën e tretë ku pësojmë gol. Në minutën e 87-të protagonist sërish bëhet gjyqtari, i cili akordon një tjetër penallti të dyshimtë, që fillimisht pritet nga Ujkani. Por topat e kthyer së pari nga portieri dhe së dyti nga shtylla nuk ndiqen nga kuqezinjtë dhe gjeorgjianët shënojnë golin e dytë, i cili sërish ishte i dyshimtë, për pozicion jashtëloje dhe prekje me dorë. Trajneri De Biazi pas ndeshjes pohoi se Shqipëria e tij është ajo e pjesës së parë, por realisht gjyqtari i prishi debutimin trajnerit italian në krye të kombëtares shqiptare.
