E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Rruga jonë e gjatë nis sot nga Gjeorgjia

Nga Andi MATRAXHIU

Trajneri italian Xhani De Biazi flet përpara sfidës ndaj gjeorgjanëve, duke kërkuar maksimumi nga të besuarit e tij

Shqipëria do të nisë një sot një aventurë të re në erën De Biazi. Kuqezinjtë, edhe pse me mungesa, pritet të performojnë një ndeshje serioze nën drejtimin e italianit. Në fakt, duket pak e vështirë për teknikun Xhani De Biazi, i cili nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të krijuar një ide më të qartë për përfaqësuesen tonë.

Mbase gjatë rrugës do të ketë edhe korrigjime për të parë pikat e dobëta dhe të forta të Shqipërisë. Trajneri ka lëshuar sfidë të hapur për të gjithë lojtarët që kërkojnë të bëhen pjesë e Shqipërisë. Sipas tij, në këtë kombëtare askush se ka vendin e sigurt, ndaj dhe futbollistët duhet të luftojnë për një vend në gjirin kuqezi.

Përpara sfidës së Tbilisit, De Biazi në një interivstë për SuperSport, me anë të linjës telefonike nga zbuluar gjithçka lidhur me strategjinë që Shqipëria do të zbresi në fushën e blertë. Pritet vetëm sot të shikohet puna në kohë limitë e italianit. Edhe pse të gjithë protagonistët kanë bërë thirrje për rezultat pozitiv, do të jetë fusha e blertë që si gjithnjë do të ndajë llogaritë.

Tashmë u është dhënë dora disa lojtarëve të rinj, të cilët duhet të tregojnë vlerat e tyre në një listë me laps, ku De Biazi qendron me gomë në dorë për të fshirë emrin e njërit apo tjetrit futbollist që nuk do të tregojë atë që pritet në ngjyrat kuqezi.

 

Mister, cilat janë përshtypjet e para për lojtarët tuaj pas 2 seancave stërvitore?

Dy seanca, por njërën e bëmë me 4 lojtarë më pak, më pas tjetra me të gjithë grupin. Përshtypjet janë pozitive, por gjatë një kohe kaq të shkurtër duhet të presim dhe të kemi mundësi të shikojmë rezultatet në fushën e blertë.

Nesër (sot) do të luani me sistemin 4-1-4-1. Mund të na zbuloni diçka më tepër për këtë fakt?

Një skemë 4-1-4-1, e cila në momente të caktuara kalon edhe në 4-3-3 kur sulmon dhe më pas kur mbrohemi aplikohet skema e parë. Ndaj Gjeorgjisë kemi disa lojtarë në fazën sulmuese dhe do të kemi një sulmues të avancuar si Edgar Çani, apo të tjerë shumë ofensivë si Muzaka, Roshi, Vila dhe Hyka. Kjo katërshe mund ti vërë në vështirësi kundërshtarët.

Mund të na konfirmoni emrat e tjerë?

Ujkani në portë, më pas në mbrojte nga e djathta Lila, në qendër Dallku dhe Veliu, Agolli në të majtë. Përpara mbrojtjes Bulku.

Çfarë prisni nga sfida ndaj gjeorgjanëve?

Është një sfidë shumë e veçantë për mua. Nuk jam mësuar të stërvis një ekip për 1-2 ditë. Duke parë disa gjëra të rëndësishme për të ardhmen, mund të bëj edhe ndonjë eksperiment, që do të na shërbejë. Diçka në lidhje me përpjekjen tonë për tu kualifikuar në botëror.

Meqë përmendët kualifikimin, mendoni se është një mundësi reale për kombëtaren tonë?

Fola me djemtë dhe u thashë që për të bërë një udhëtim të gjatë duhet ta bëjmë në fillim hapin e parë. Që do të thotë se ka lidhje me përballjen me Gjeorgjinë dhe unë jam i kujdesshëm për gjithçka do të tregojmë në këtë ndeshje. Nuk kemi një formacion bazë për të ardhmen, kështu që të gjithë duhet të tregojnë se e meritojnë grumbullimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›