GJERMANI – Dy persona qëllohen për vdekje pranë aeroportit të Frankfurtit

FRANKFURT, 17 mars /ATSH-DPA/ – Dy persona janë qëlluar për vdekje në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurtit, njoftoi policia gjermane.
Sipas njoftimeve paraprake, një person i armatosur hyri në ambient rreth orës 03:45 dhe qëlloi mbi dy viktimat, të cilat humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet bëjnë të ditur se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Një operacion i gjerë policor është vënë në lëvizje për kapjen e tij.
Zona përreth barit është rrethuar, ndërsa forca të shumta policie po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit./ /Ad.Ab./ a.jor.