KIEV – Konferenca për shtyp midis Zelensky dhe të dërguarit të Trump në Ukrainë anulohet mes tensioneve në rritje

KIEV, 20 shkurt /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar një konferencë për shtyp të planifikuar sot me Keith Kellogg – të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën – dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftuan mediet ukrainase.
“Zëdhënësi i Zelensky, Serhiy Nykyforov, tha se konferenca për shtyp, e cila ishte caktuar pas takimit mes dy zyrtarëve në Kiev, ishte anuluar me kërkesë të palës amerikane”, raportuan mediat lokale. Zëdhënësi nuk bëri të ditur arsyet.
Fotografëve iu ishte dhënë akses para se të fillonte takimi.
Njoftimi vjen një ditë pasi Trump e quajti Zelensky një “diktator” dhe të dy udhëheqësit u duk se u përplasën në mënyrë dramatike në publik.
Kellogg, ndodhet në Ukrainë për të zhvilluar bisedime, me qëllim vlerësimin e situatës ushtarake, me udhëheqës politikë dhe ushtarakë atje. //a.i/