GJERMANI – Merz: Jemi gati për të udhëhequr vendin

BERLIN, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Friedrich Merz, kandidati për kancelar i konservatorëve gjermanë, hapi kongresin e partisë CDU në Berlin.
“Ne jemi gati të udhëheqim vendin. Qeveria e udhëhequr nga partia jonë do t’i hyjë punës menjëherë pa humbur kohë dhe ne do të trajtojmë problemet që kanë pllakosur prej kohësh vendin tonë”, shtoi Merz.
CDU ka miratuar tashmë një ‘Plan për Gjermaninë’ dhe kongresi i sotëm pritet të publikojë një program masash të menjëhershme që qeveria e ardhshme do të miratojë sapo të marrë detyrën.
Masat pritet, në veçanti, të frenojnë imigracionin e parregullt. /os/