E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Merz: Xi të nxisë Putinin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë

BERLIN, 19 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz shpreson që presidenti kinez, Xi Jinping, t’i bëjë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Pekin.

“Ne nuk presim një ndryshim themelor në marrëdhëniet strategjike midis Rusisë dhe Kinës në këtë fazë”, tha sot Merz pas një takimi me presidentin zviceran, Guy Parmelin në Berlin.

“Megjithatë, këtë vizitë e shoqërojmë natyrshëm me shpresën që presidenti Xi do t’i kërkojë gjithashtu presidentit Putin t’i japë fund kësaj lufte në Ukrainë, të cilën ai nuk mund ta fitojë”, shtoi kancelari gjerman.

Merz theksoi se lufta po i shkakton Rusisë “humbje të mëdha jetësh njerëzore” çdo ditë.

Pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një vizitë në Kinë, Putin ndodhet  në vendin aziatik sot dhe nesër.

Bisedimet, të zhvilluara me ftesë të Xi-së, pritet të përqendrohen në zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›