GJERMANI – Merz hedh poshtë komentet e Von der Leyenit për trupa në Ukrainë

BERLIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për vendimet mbi mbështetjen ushtarake për Kievin, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz duke iu përgjigjur komenteve të raportuara të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me garancitë e sigurisë.
”Mbështetja ushtarake për Ukrainën është çështje e anëtarëve të të ashtuquajturit Koalicioni i të Vullnetshëmve”, tha Merz në një intervistë.
Komentet e tij pasuan kritikat e ngjashme nga ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dje, pas një raporti të ”Financial Times” që thoshte se Von der Leyen kishte folur për plane konkrete për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Merz bëri të qartë se nuk ka plane konkrete për veprime ushtarake ”të paktën jo në Gjermani”.
”Garancitë afatgjata të sigurisë mund të vendosen vetëm pasi të ketë një armëpushim ose një marrëveshje paqeje”, theksoi ai.
”Edhe atëherë do të kishte rezerva të konsiderueshme për dërgimin e trupave gjermane dhe kjo duhet të aprovohet nga parlamenti gjerman”, theksoi ai./ /Ad.Ab./