GJERMANI – Ndërtesa historike “Haus Vier Türme” përfshihet nga flakët

FRANKFURT, 3 korrik /ATSH-DPA/- Ndërtesa historike “Shtëpia e katër Kullave” në Bad Ems, në shtetin perëndimor gjerman të Rheinland-Pfalz, është përfshirë sot nga flakët.
“Ndërtesa mori flakë sot në mëngjes për arsye të panjohura”, sipas administratës së qarkut.
Pothuajse 150 zjarrfikës u angazhuan në terren.
Sipas një zëdhënëse, ndërtesa, e njohur në gjuhën gjermane si “Haus Vier Türme”- po i nënshtrohej procesit të rinovimit – prandaj askush nuk ndodhej në ndërtesë sot në mëngjes.
Në njoftimin e saj, administrata e qarkut u kërkoi njerëzve që të shmangnin zonën fqinje. Shkalla e dëmit fillimisht nuk është bërë e ditur. //a.i/