E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJERMANI – Një i vdekur pasi një makinë futet mes turmës në Mannheim

MANNHEIM, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë në Mannheim, Gjermani.

Lajmin e raportuan mediet gjermane duke nënvizuar se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aksident apo veprim të qëllimshëm.

Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga Mannheim24, një makinë tip SUV hyri në turmë me shpejtësi të madhe pranë Kullës së Ujit, një pikë referimi në qytet.

Gazeta ”Bild” raporton se është arrestuar njeriu që qëndronte në timonin e makinës që goditi këmbësorët në Manheim, pak minuta më parë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›