GJERMANI – Qeveria ngrin asetet ruse me vlerë 3,9 miliardë euro

BERLIN, 15 maj /ATSH-DPA/- Ministria gjermane e Financave tha se asetet ruse prej 3,9 miliardë euro (4,2 miliardë dollarë) janë aktualisht të ngrira në Gjermani.
Një zëdhënëse e ministrisë u tha sot gazetarëve në Berlin se pasuritë përfshijnë para, aksione dhe jahte që u përkasin individëve, organizatave ose kompanive të sanksionuara.
Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi kohët e fundit se të ardhurat nga ruajtja e fondeve të ngrira ruse në BE mund të përdoren në të ardhmen për të blerë armë për Ukrainën nga e gjithë bota.
Ekziston një marrëveshje për të përdorur rreth 90% të këtyre fondeve për qëllime të mbrojtjes ukrainase.
Komisioni Evropian tha se rreth 210 miliardë euro nga banka qendrore ruse janë të ngrira në BE.
Interesi i grumbulluar nga fondet është në rritje të vazhdueshme.
Institucioni financiar me qendër në Bruksel, “Euroclear”, njoftoi së fundmi se kishte grumbulluar rreth 4,4 miliardë euro të ardhura nga interesi në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë në vitin 2023. //a.i/