GJKKO: Gjykim i shkurtuar pë ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Duro

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro e akuzuar për korrupsion.
Ish-sekretarja e Përgjithshme u arrestua më 2 qershor, së bashku me ish-specialisten e nivelit të lartë në MSHMS, Laura Shteto. Paralelisht u arrestuan edhe administratori i kompanisë “Drikons”, Vladimir Topi dhe inxhinieri, Silvi Shehu.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dërguar për gjykim dosjen hetimore, që lidhet me korrupsionin për marrjen e një tenderi tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Akuzat
– Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.
– Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.
– Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.
– Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim”.
/rtsh.al/