GJKKO cakton masë sigurie për Ballukun, ‘pezullim nga detyra’

E pandehur për Tunelin e Llogarasë, Balluku nën akuzë për shkelje të barazisë me tenderin.
Vendimi është marrë dje me vendim të gjyqtarit Erion Çela. Ndaj zv. Kryeministres Ballukut është caktuar masa pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Masë sigurie edhe për 2 zyrtarë të tjerë.