GJKKO liron nga qelia vëllain e ish-deputetit të PS

GJKKO ka liruar nga qelia Xhelal Rrajën, villain e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Sipas vendimit, Rraja do të duhet të qëndrojë në “arrest shtëpi”, me mbikqyrje policore.
Atij I lejohet vetëm komunikimi me familjarët që ka në banesë.
Xhelal Rraja u arrestua në maj 2024, teksa GJKKO fimosi 50 urdhëarreste për anëtarët e 7 grupeve kriminale, me shtrirje në qytetet kryesore të vendit, në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Emrat dhe rolet e i tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat.
Gjatë operacionit u sekuestruan prona me vlerë 4.5 milionë euro, mes tyre gati 3 mln euro cash.
Xhelal Rraja akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të duhej të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.
Sipas dosjes, Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.
LEXO EDHE: U pagua nga ish-deputeti për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO le në burg 37-vjeçarin