E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Ministrja e Brendshme prezanton administratorin e ri të “Illyrian Guard”

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot Administratorin e ri të shoqërisë “Illyrian Guard”, Florenc Spahon, i cili pason në këtë detyrë, Enrik Banushin.

“Shënojmë hapjen e një kapitulli të ri për këtë kompani sigurie“, është shprehur Koçiu.

Gjatë prezantimit, ministrja theksoi se ndryshimi në lidership nuk përfaqëson vetëm një emërim të ri, por mbi të gjitha një vizion të qartë për transformimin e “Illyrian Guard” në një model shërbimi me standarde të larta profesionale dhe cilësi të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë është i qartë, ta kthejmë “Illyrian Guard” në një kompani moderne, efektive dhe referencë në sektorin e sigurisë, një partner të besueshëm për institucionet publike dhe private që kërkojnë shërbime sigurie profesionale me standarde të larta,” tha Koçiu.

Ajo nënvizoi se fokusi do të jetë te forcimi i kapaciteteve menaxheriale, rritja e profesionalizmit të personelit dhe garantimi i shërbimeve të sigurta, transparente dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të tregut të sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›