E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO pezulloi Ballukun, Rama: Akt brutal i ndërhyrjes në pavarësinë e ekzekutivit!

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat pas samiti, u pyet edhe nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun.

    • Pezullimi i Ballukut/ Rama: Shfaqje e një sistemi krejt të ri! Një prokuror e një gjykatës ‘kokë më kokë’ për të pezulluar një anëtar qeverie, rast unikal
  • Kos pyetet për Ballukun: Nuk komentojmë çështje konkrete, e rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatë.
  • Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat pas samiti, u pyet edhe nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun. Rama tha se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, duke shtyuar se do t’i drejtohen kushtetueses. “Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave ndër disa arsye themelore, është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pa diskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhet me epokë të re kur kemi hyrë. Dhe në këtë epokë të re, Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua ne krye. Sa i përket rastit konkret, dua të them tre gjëra. Së pari, pavarësia e gjyqësorit, nuk është as një slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm por shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën ins të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 vjeçare të pandëshkueshmsërisë.”, tha Rama
  • Rama tha se vendimi i GJKKO është akt brutal i ndërhyrjes në pavarësinë e ekzekutivit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›