E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria çon në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut

Qeveria ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryeministri Edi Rama, u pyet sot, 21 nëntor, sa i takon vendimit, duke u shprehur se do të respektojë gjithmonë punën e organeve të drejtësisë, por nga ana tjetër nuk mund të injorojë vendime që sipas tij reflektojnë “dobësitë e një pushteti të ri”.

Thënë kjo, për atë vendim për ministren, nuk do të ketë asnjë kundërpërgjigje tjetër, përveçse ligjore.

Çfarë tha më herët kryeministri?

Edi Rama: Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe padiskutim që sot edhe fakti se mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë, ku e ka futur kjo forcë qeverisëse.

Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm por një shkëputje historike nga e kaluara, e realizuar vetëm në vitet e fundit.

Kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare e pandëshkueshmërisë, por ka shfaqur dobësitë e natyrshme të një pushteti gati fëminor dhe reflekte të vjetra anti-demokratike.

Së dyti, dua të theksoj se përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne, këto reflekse të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët.

Dhë këtu vij tek e treta, te pezullimi në këtë rast i zv.kryeministrit, është një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda, të një pushteti krejt të ri.

Ky është një rast unikal, në historinë e Europës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në vendet ish-komuniste, nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror e gjykatës të mblidhen kokë më kokë e të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.

Por, nëse ata kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i drejtpërdrejtë te ekzekutivi, duke marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem!

E thënë drejtpërdrejt, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe nuk do angazhohemi me ndonjë betejë, do vazhdojmë me durimin tonë strategjik.

Do ta respektojmë vendimin dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Balluku është një ndër bashkëpunëtoret më të vjetra të Edi Ramës, ndërsa ju bashkua qeverisë së tij si ministre në vitin 2019.

Me vendim të GJKKO-së, përveç pezullimit nga detyra, Ballukut i është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit.

GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

LEXO EDHE: SPAK: Të shtunën në orën 09:00 paraqitet në SPAK Belinda Balluku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›