GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, shuhet masa e sigurisë për Lefter Kokën dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin mbi incineratorin e Tiranës, duke dënuar me 3 vite burg ish-ministrin Lefter Koka, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i shuhet masa e sigurisë.
Ndërkohë, Bledar Karoli, Erjon Murataj dhe Taulant Tusha, Bledar Karoli, Taulant Tushe, Namik Simixhiu dhe Valbona Ballgjini janë dënuar 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arrestit në burg.
Më 2 gusht të vitit të kaluar SPAK iu komunikoi akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës, ku mes personave ishin edhe Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj.
Sipas SPAK, nga aktet e administruara janë konstatuar veprime të kundërligjshme të kryera për shkak të detyrës të këtyre personave, veprime të kryera para fazës së procedurës, si dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesionit për incineratorin e Tiranës.
/rtsh.al/