E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit e lartë të Donald Trump do të takohen me krerët francezë këtë javë në Paris

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për luftërat në Ukrainë dhe Gaza, do të udhëtojnë në Paris këtë javë, raportoi Politico

Bisedimet do të zgjasin deri të premten, me Steve Witkoff dhe Marco Rubio që angazhohen aktivisht me udhëheqësit nga kontinenti, për çështjet në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ambasadori Steve Witkoff do të udhëtojnë në Paris, Francë, nga 16-18 prill për bisedime me homologët evropianë për të çuar përpara qëllimin e presidentit Trump, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa janë në Paris, ai do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon”, u tha ndër tjera.

Witkoff është planifikuar të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron. Rubio do të zhvillojë diskutime me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, sipas dy burimeve të njohura me përgatitjet e udhëtimit.

Takimet e Parisit do të trajtojnë Ukrainën, Iranin dhe marrëdhëniet tregtare “në prag të kërcënimeve tarifore të Trump ”, tha një zyrtar i njohur me përgatitjet e udhëtimit.

Takimi i Witkoff me Macron vjen menjëherë pasi i dërguari pati një takim më shumë se katër orësh me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg të Rusisë më 11 prill për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë. Ky takim i Moskës ndodhi pasi bisedimet Rusi-SHBA kishin ngecur javët e fundit.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë e karakterizoi takimin në Moskë si “një hap tjetër në procesin e negociatave drejt një armëpushimi” pavarësisht “zhgënjimit” të Presidentit Trump me situatën.

Presidenti amerikan Donald Trump, që kur ka fituar mandatin e dytë është zotuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›