E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokaj: LSI mori 70 % më shumë votues në Tiranë

“Më 8 maj Lëvizja Socialiste për Integrim arriti një fitore spektakolare, plot 20 814  votues për këshillin e Bashkisë së Tiranës dhe 23 012 për këshillat e minibashkive”, deklaroi z. Rrokaj në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë pesë përfaqësues në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe rreth 35 këshilltarë të kësaj force do të jenë anëtarë në këshillat e minibashkive, ku më shumë se 12 prej tyre janë femra.    
      
LSI fitoi në 2 minibashki, nga 11 të tilla që ka në kryeqytet. Kjo forcë fitoi në minibashkinë nr. 2, me kryetar Elez Gjozën, dhe atë nr. 3, me kryetar Ilir Kokonën.

Z. Rrokaj vuri në dukje se dega e LSI-së në Tiranë dha një kontribut të vyer, jo vetëm për fitoren e 2 minibashkive, por edhe për fitoren e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në 7 minibashki.

“Vota e sovranit vetëm duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit, ndaj inkurajojmë të gjitha institucionet që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar sa më shpejt këtë vullnet të sovranit”, tha Shezai Rrokaj. /Start/

                                                                                             2011-05-22 14:01
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›