GJYKATA E LARTE DHE IMUNITETI PARLAMENTAR
Ditën e hënë, menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës së përbërjes së kabinetit të ri qeveritar, Gjykata e Lartë menjëherë nxitoi të shpallte vendimin për pushimin e çështjes gjyqësore në ngarkim të ministrit të sapodekretuar, zotit Fatmir Mediu. Nuk ishte e papritur kërkesa e avokatëve mbrojtës për pushimin e gjykimit dhe, fatkeqësisht nuk ishte i papritur as fakti i pranimit të kërkesës për pushimin e gjykimit nga ana e Gjykatës së Lartë. Kjo, për faktin e thjeshtë se tashmë institucionet e pavarura në përgjithësi dhe Gjykata e Lartë në veçanti, nuk janë më të pavarura në vendimmarrjen e tyre. Fatkeqësisht ishte e pritshme që, anëtarët e Gjykatës së Lartë do ta anonin peshoren e drejtësisë nga ana e një anëtari të ekzekutivit të djeshëm e të sotëm dhe jo nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Por, ka interes për publikun që të shpjegohet (mos) arsyetimi i këtij vendimi nga institucioni më i lartë i drejtësisë në Shqipëri dhe disa aspekte të tjera në lidhje me këtë vendim.
Gjykata e Lartë ka përdorur në vendimin e saj dy dispozita, njëra kushtetuese dhe tjetra procedurale, dispozita të cilat qartësisht nuk përcaktojë pushimin e një çështjeje gjyqësore në ngarkim të një personi me imunitet, kur ai është rizgjedhur dhe ka fituar një imunitet të ri. Gjykata e Lartë ka gabuar në disa pikëpamje. Në radhë të parë ajo nuk e ka bërë dallimin thelbësor midis fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit. Imuniteti i një parlamentari hiqet gjatë fazës së hetimit nga prokuroria të një vepre të caktuar me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, për të lejuar organin e akuzës që të hetojë veprimtarinë e një personi me imunitet. Në rastin konkret, një deputet është zhveshur nga imuniteti dhe është hetuar nga organi i akuzës, theksojmë për një vepër konkrete. Në përfundim të hetimit, organi i akuzës ka vendosur të ngrejë një akuzë konkrete dhe ka dërguar çështjen në gjykatë dhe në këtë moment, debati për pasjen ose jo të imunitetit nuk ka më rëndësi. Imuniteti është një mjet për të mbrojtur një deputet nga intimidimet apo presionet e ndryshme dhe që ai të kryejë detyrën e tij i qetë dhe jashtë presioneve (në këtë fazë me të drejtë bëhet një dallim mes tij dhe një qytetari të thjeshtë). Por, nga momenti që për të është vendosur heqja e imunitetit dhe ai është hetuar sipas ligjit, gjatë gjykimit nuk ka më dallime mes tij dhe një qytetari të thjeshtë. Ai do të gjykohet duke përfituar vetëm ato të drejta që ka çdo qytetar tjetër dhe, nuk ka arsye për të bërë dallime dhe për të krijuar mbrojtje të veçanta. Kur fillon gjykimi, nuk ka më dallime dhe të gjithë jemi njësoj para ligjit. Një shtetar i akuzuar ka po ato të drejta si çdo qytetar tjetër, të drejtën për të pasur një avokat, të drejtën për një proces të rregullt ligjor etj. Por, Gjykata e Lartë ka bërë një interpretim të gabuar, duke mos bërë dallimin midis fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit, gabim ky tepër i rëndë i kësaj gjykate.
Fatkeqësisht, Gjykata e Lartë nuk e ka trajtuar imunitetin si një instrument juridik, por si një medalje, pronësinë e të cilit e fiton dhe e humbet po aq herë sa fiton apo humbet një garë atletike. Gjykata e Lartë duhet të vlerësonte faktin se, një person i caktuar që hetohet, sapo është zhveshur nga imuniteti për një vepër penale të caktuar, ai nuk rimerr asnjë imunitet që ta mbrojë kundër hetimit dhe gjykimit për këtë vepër. Hetimi dhe gjykimi për një vepër të caktuar penale është një i tërë dhe zhvillohet në vazhdimësi në kohë. Për vepra të tjera penale për të cilat mund të akuzohet një person me imunitet, është e nevojshme procedura e heqjes së imunitetit, madje procedura duhet të zbatohet edhe kur hetimi kryhet brenda së njëjtës legjislaturë kur është kryer edhe hetimi tjetër. Por, për një vepër të caktuar penale procedura kryhet vetëm një herë, pavarësisht detyrave në të cilat zgjidhet personi në fjalë. Pra, interpretimi korrekt është se, pavarësisht sa herë zgjidhet deputet një person i caktuar, për një vepër penale për të cilën është zhveshur një herë nga imuniteti, ai do të hetohet dhe gjykohet pa qenë nevoja për të rihequr imunitetin. Ndërsa për vepra të tjera duhet detyrimisht të kryhet procedura e heqjes së imunitetit.
Përveç arsyeve të mësipërme, Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar edhe praktikat e vendeve më të zhvilluara se ne dhe me sisteme drejtësie të forta e të pavarura. Në Mbretërinë e Bashkuar të zgjedhurit nuk kanë imunitet për çështje penale, ata mund të hetohen dhe gjykohen pa asnjë pengesë nga prokuroria si çdo qytetar tjetër. Nocioni i imunitetit e ka humbur rëndësinë e tij dhe praktikisht askush nuk e përdor atë si mburojë në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe në Francë, pas një modifikimi të vitit 1995, Kushtetuta lejon hetimin penal, duke mos e kushtëzuar atë me autorizimin e Parlamentit për kryerjen e tij. Ndërsa në Gjermani, ku nocioni i imunitetit është i fortë, për çështje që lidhen me hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nuk kanë nevojë për heqje imuniteti, sepse për këto vepra penale të zgjedhurit nuk kanë imunitet që kur zgjidhen. Në mungesë të një dispozite të qartë në legjislacionin shqiptar, e cila kërkon riheqjen ose jo të imunitetit, të paktën anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të kishin konsultuar praktikën e vendeve të bashkisë së cilës duam t‘i bashkohemi. Kjo praktikë në shumë vende është e qartë se, imuniteti nuk mund të jetë mburojë për t‘u hetuar dhe gjykuar, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale si shpërdorimi i detyrës.
Gjithashtu, Gjykata e Lartë është treguar e ngurtë, duke bërë një interpretim, i cili me pasojat që sjell ndihmon në radhë të parë anëtarët e trupit gjykues. Sigurisht, gjithë ky interesim i publikut dhe të dëmtuarve mbi këtë çështje ka sjellë shumë presion mbi anëtarët e Gjykatës së Lartë. Presioni shtohet duke marrë në konsideratë faktin se gjykohet një ministër në detyrë, pjesë e një mazhorance qeverisëse që me gjyqësorin është treguar e ashpër e hakmarrëse dhe për pasojë brenda gjyqësorit janë pakësuar ata që marrin vendime kundër kësaj mazhorance. Nëpërmjet pushimit të çështjes, u gjet një zgjidhje, e cila mënjanon shumë muaj gjykimi nën presionin e të gjithëve, situatë kjo që askush nga gjyqtarët nuk e dëshiron. Për më tepër, duke pushuar gjykimin, gjithçka zgjidhet thjesht dhe duke shmangur edhe ditën e shpalljes së një vendimi për fajësi apo jo të një ministri në detyrë. Fundja, karriera e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë nuk përfundon me mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, por vazhdon me detyra të tjera, për të cilat duhen edhe votat e deputetëve, me ose pa imunitet. E vetmja që humbet është drejtësia dhe për këtë duhet të shqetësohemi të gjithë.