E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Katër arsye për të mos përjashtuar Islamin

Ai ka paraqitur katër arsye, që janë kundër përjashtimit, teksa këtë e ka kundërshtuar edhe në mbledhjen e grupit. Ai ka sqaruar edhe qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit.

“Së pari - ritheksova ne kryesi konceptin qe efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndëshkuese e përjashtuese do të jenë të dëmshme për sfidat politike të PS-së. Se dyti – këtë koncept të organizmit dhe drejtimit të PS-së nuk e trajtova thjeshte për rastin Islami, por ja kam paraqitur edhe grupit të punës në PS që po punonte për përmirësimin e statutit të PS. Pra është një diskutim për mentalitetin si behet fituese PS dhe jo nje diskutim pro dhe kundër një rasti të veçantë”, shkruan Malaj në faqen e tij në Facebook.  

Se treti – aq me pak ne nuk duhet të synojmë rritjen e efikasitetin tonë politiko-elektorale duke rritur masat ndëshkimore ndaj çdo deputeti socialiste edhe ne rastet kur mospjesëmarrja ne votime apo votimi abstenues, nuk prodhon një rezultat politike negative për PS-në, por “shkelje te disiplinës”. Me mos pjesëmarrjen e tyre koleget deputet të PS nuk i sollën një dështim politik PS-së në votimin përkatës.

Se katërti – aktiviteti konkrete i çdo deputeti mund të shërbejë si element vlerësimi për karrierën e tij politike por në asnjë rast mungesa në seancë parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues të shërbejnë për të ç’regjistruar kolegë nga Grupi Parlamentar. Shtimi i rasteve statutore kur një deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputët në thjeshtë “kartonë solidarë”, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale-vijon reagimi i tij.

Për të gjitha këto, Malaj ka kërkuar nga Partia Socialiste një analizë të plotë, në mënyrë që të bëhet parti sa më moderne. /Start/

                                                                                             2011-12-18 08:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›