E Diel, 1 Nëntor 2026

GKA shpalli sot 6 artistët “Emergjentë”

Konkursi "Artistët Emergjentë", një projekt i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Galerisë Kombëtare të Arteve, i ndërmarrë në fillim të këtij muaji, ka përfunduar me shpalljen e 6 fituesve. Sipas zyrës së shtypit pranë këtij GKA-së, komisioni i përbërë nga Rubens Shima, Genti Gjikola dhe Flutura Agaj, pasi shqyrtoi dosjet e pjesëmarrësve në këtë projekt, vlerësoi si 6 kandidatët më të mirë, Alban Hajdinaj, Lubjana Dashi, Bahrije Toptani, Kreshnik Hoxhalli, Oriana Kamberi dhe Ermir Hoxha. Konkursi për "Artistët emergjentë" është një projekt i përbashkët mes MTKRS dhe Galerisë Kombëtare të Arteve dhe synon krijimin e një perspektive për artistëtë e rinj, të cilët, pas studimeve aspirojnë karrierën në të gjitha drejtimet e spektrit të artit pamor. Të gjashtë këta artistë do të bashkohen pranë GKA për një periudhë 5 mujore. Ata do të marrin pjesë rregullisht në të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2009, si ekspozita me koleksionin e GKA-së dhe ekspozitat e axhendës së këtij institucioni. Për secilin do të ketë një program të veçantë pune të miratuar nga Drejtoria e GKA-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›