GM drejt shpëtimit nga falimentimi
Gjigandi amerikan i prodhimit të makinave, General Motors, njoftohet të ketë arritur një marrëveshje me shumicën e pronarëve të bonove duke lehtësuar kështu ristrukturimin masiv të kompanisë. Administrata Obam pati vendosur ditën e sotme si afati për të ndrequr kompaninë.
General Motors aplikon mbrojtje nga falimentimi si pjesë e një plani të mbështetur nga qeveria për ta shpëtuar kompaninë nga likuidimi. Ky proces mori një përkrahje nga shumica e pronarëve të bonove që vendosën që të realizohet marrëveshja. Në këmbim të kësaj, ata do të marrin të paktën 10 për qind të një kompanie më të vogël që pritet të dalë nga ristrukturimi i General Motors.
Siç bën të ditur BBC, qeveria amerikane pritet të marrë më shumë se 70 për qind të aksioneve, duke paguar kështu faturën e falimentimit më të madh të një kompanie në historinë e industrisë së Shteteve të Bashkuara.