E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tjetër letër MB-së

Tiranë -Partia Socialiste i ka dërguar një tjetër shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme, ku i kërkon informacione mbi procesin e pajisjes me karta identiteti të shtetasve. Sekretari i Çështjeve Zgjedhore Kastriot Islami dërgon një shkresë (bashkëngjitur) ku jepen detajet e sakta të tri kërkesave të PSSH.

“Kërkesat e natyrshme synojnë marrjen e informacionit dhe bërje transparente të të gjithë aktivitetit të kryer për pajisjen e votuesve me letërnjoftimi”-shkruhet në kërkesën dërguar MB-së.
Gjithashtu, Partia Socialiste mendon se të dhënat e kërkuara do të shërbejnë për të qartësuar situatën lidhur me votuesit që zotërojnë pasaportë, votuesit që kanë aplikuar dhe votuesit që kanë aplikuar e zotërojnë letërnjoftimin, të dhëna që zotërohen nga MB.

Përmes kësaj shkrese PSSH kërkon të marrë një përgjigje përfundimtare, të plot
Ë e të saktë, për kërkesat e saj. Përndryshe PSSH kërkon që MB të japë eventualisht argumentet për të justifikuar përgjigjen e pjesshme apo qoftë edhe negative nga ana e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›