E Diel, 1 Nëntor 2026

GN: justify"> Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme:

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KONFERENCËS SË HAGËS “PËR PROCEDURËN CIVILE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Konferencës së Hagës “Për procedurën civile””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I     SALI BERISHA  P R O J EK T L I GJ

 

PËR

 

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KONFERENCËS SË HAGËS “PËR PROCEDURËN CIVILE”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Konferencës së Hagës “Për procedurën civile”, hyrë në fuqi më 12 prill 1957.

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT PHRD, No.TF 093096, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT TË QEVERISJES, FINANCAVE DHE DHËNIES SË SHËRBIMEVE BASHKIAKE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin e marrëveshjes së grantit PHRD, No.TF 093096, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për përgatitjen e projektit të qeverisjes, financave dhe dhënies së shërbimeve bashkiake.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

 

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.891, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E NJË SIPËRFAQEJE, PRONË SHTETËRORE, NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK DHE VËNIEN E SAJ NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE”

 

 

Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave  Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.      Shfuqizimin e vendimit nr.891, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin e një sipërfaqeje, pronë shtetërore, në fondin e kompensimit fizik dhe vënien e saj në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.

2.     Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, bashkia Tiranë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

KALIMIN E PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a)     qarkun e Tiranës, 3 171 (tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli  1 003 463,07 (një milion e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre presje zero shtatë) m2 ;

b)     qarkun e Durrësit, 520 (pesëqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 195 788 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë) m2 ;

c)     qarkun e Shkodrës, 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 32 905,08 (tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesë presje zero tetë) m2 ;

ç) qarkun e Lezhës, 268 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 65 707,07 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e shtatë presje zero    shtatë) m2 ;

d)     qarkun e Beratit, 194 (njëqind e nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 64 221,60 (gjashtëdhjetë e katër mijë e dyqind e njëzet e një presje gjashtëdhjetë) m2 ;

dh) qarkun e Fierit, 326 (treqind e njëzet e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 88 342,53 (tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e dy presje pesëdhjetë e tre) m2 ;

e)     qarkun e Dibrës, 59 (pesëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 063,50 (njëzet e një mijë e gjashtëdhjetë e tre presje pesëdhjetë) m2 ;

ë) qarkun e Elbasanit, 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 40 677,90 (dyzet mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë) m2 ;

f)  qarkun e Gjirokastrës, 48 (dyzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 639,30 (katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë presje tridhjetë) m2 ;

g) qarkun e Korçës, 7 (shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 119,12 (një mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë presje dymbëdhjetë) m2 .

gj) qarkun e Vlorës, 236 (dyqind e tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 87 666 (tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e          gjashtë) m2 .

 h)  qarkun e Kukësit, 2 (dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 258,67 (dyqind e pesëdhjetë e tetë presje gjashtëdhjetë e shtatë) m2 .

2.      Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E SPORTISTIT ERVIS TABAKU DHE TË TRAJNERIT TË TIJ, SOKOL BISHANAKU, PËR REZULTATET E LARTA, TË ARRITURA NË KAMPIONATIN BOTËROR TË PESHËNGRITJES PËR TË RINJ RUMANI, 2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.      Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e  miratuar për vitin 2009, zëri “Projekte”, artikulli 604, t’i shtohet fondi 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për shpërblimin e sportistit Ervis Tabaku dhe të trajnerit të tij, Sokol Bishanaku, për rezultatet e larta, të arritura në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, Rumani, 2009.

2.      Ky fond, në mbështetje të vendimit nr.305, datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv dhe mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele”, të ndryshuar, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.      Ngarkohen Ministria  e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1269, DATË 17.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE", TË NGARKUARA PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, te ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Në vendimin nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, emërtimi “zëvendëkryeministri”, zëvendësohet me  “ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K RY E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.399, DATË 22.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.8669, datë 26.10.2000, "Për regjistrimin e përgjithshëm te popullsisë dhe banesave", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në pikat 1, 4, e 6, të vendimit nr. 399, datë 22.4.2009, të Këshillit të Ministrave,

emërtimi “...zevendeskryeministri ...” zevendesohet me “ ...ministri i Shtetit per Reformat dhe Marredheniet me Kuvendin.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K RY E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *   

V E N D I M

 

PËR

 

VENDOSJEN E AUTORITET KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK NË VARËSI TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR REFOMAT DHE MARRËDHËNIET ME KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Vënien e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE) në varësi të ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K RY E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”,

TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 161, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

Pas pikës 384.11, të pjesës së dytë, titulli III, të kreut V, të seksionit 3, “Lejimi i përkohshëm i mjeteve të transportit”, në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 384.12, me këtë përmbajtje:

“384.12.  Në zbatim të pikës 384:

a)      Policisë Kufitare dhe Migracionit i delegohet e drejta për vendosjen nën regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve rrugore, për përdorim privat, të cilat plotësojnë kushtet për dhënien e këtij regjimi.

b)     Vendosja nën këtë regjim do të bëhet nëpërmjet regjistrimit në rrugë elektronike, në sistemin TIMS.

c)     Mbikëqyrja dhe mbyllja e këtij regjimi bëhen nga autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionit, sipas kompetencave, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

LEJIMIN E SHTYRJES SË AFATIT TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT, ME OBJEKT “HARTIMI I PROJEKTIT TË NDËRTESËS SË RE TË PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR, KORÇË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Lejimin e Prokurorisë së Përgjithshme, që, brenda datës 30.11.2009, të kryejë procedurën e prokurimit, me objekt “Hartimi i projektit të ndërtesës së re të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë. Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.

2.     Fondi limit i parashikuar për hartimin e projektit të ndërtesës së re të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

KRIJIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 6 e 8, të ligjit nr.9840, datë 10.12.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Evropian, për rregullat e bashkëpunimit të asistencës për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA)”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4.     Krijimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, (që në vijim do të quhet “Agjenci”), si një institucion publik buxhetor, në varësi të ministrit të Financave, i cili është zyrtari përgjegjës akreditues (ZPA).

5.     Agjencia ka objektiv të veprimtarisë auditimin dhe kontrollin e zbatimit të programeve të asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian Republikës së Shqipërisë, bazuar në detyrimet ndërkombëtare, që ajo do të ndërmarrë.

6.     Në ushtrimin e veprimtarisë Agjencia është:

a)     funksionalisht e pavarur nga të gjithë aktorët në sistemin e menaxhimit të decentralizuar të asistencës, së akredituar nga BE-ja, si dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara;

b)     përgjegjëse për verifikimin dhe funksionimin efikas e të shëndoshë të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të asistencës.

7.     Agjencia kryen funksionet e mëposhtme:

a.     Harton dhe zbaton planin dhe strategjinë vjetore të verifikimit e auditimit të të gjitha strukturave të ngarkuara dhe të përfshira në sistemin e zbatimit të këtyre programeve. Plani vjetor i punës për auditin u dorëzohet zyrtarit kombëtar të autorizuar (ZKA) dhe Komisionit Evropian para fillimit të vitit ushtrimor.

b.     Auditon e verifikon efiçencën e menaxhimit dhe të sistemeve të kontrollit të brendshëm, në strukturat përgjegjëse, për zbatimin e këtyre programeve, për të siguruar shpenzimin e fondeve të akredituara nga Bashkimi Evropian, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

c.     Auditon dhe verifikon besueshmërinë e informacionit kontabël, që i dërgohet Komisionit Evropian.

ç) Jep rekomandime për përmirësimin e veprimtarive, që lidhen me zbatimin e këtyre programeve, si dhe monitoron zbatimin e tyre.

d.     Bashkëpunon me të gjitha strukturat për zbatimin e këtyre programeve.

dh) Verifkon shkallën e përputhshmërisë së zbatimit të programeve me  legjislacionin e Bashkimit Evropian.

e.     Harton dhe i dorëzon zyrtarit përgjegjës akreditues (ZPA), zyrtarit kombëtar të autorizuar (ZKA) dhe Komisionit të    BE-së:

i)      Raportin vjetor të veprimtarisë audituese, sipas modelit të paraqitur në aneksin C, të marrëveshjes kuadër, i cili rendit burimet e përdorura për përgatitjen e raportit, si dhe bën një përmbledhje të pikave të dobëta, të konstatuara në sistemin menaxhues dhe kontrollues ose në tansaksione, të cilat janë evidentuar gjatë zbatimit të planit vjetor të punës për auditin, referuar 12 muajve të mëparshëm, dhe që përfundon më        30 shtator të vitit ushtrimor. Ky raport u dorëzohet zyrtarit përgjegjës akreditues (ZPA), zyrtarit kombëtar të autorizuar (ZKA) dhe Komisionit të BE-së, deri më   31 dhjetor të çdo viti.

ii)     Një vlerësim vjetor auditimi, sipas modelit të paraqitur në aneksin D, të marrëveshjes kuadër, që tregon nëse sistemet menaxhuese dhe kontrolluese funksionojnë me efikasitet dhe në pajtim me kërkesat e kësaj marrëveshjeje dhe/ose të ndonjë marrëveshjeje tjetër, ndërmjet Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare. Vlerësimi vjetor i auditimit mbulon të njëjtën periudhë dhe ka të njëjtin afat me raportin vjetor të veprimtarisë audituese.

iii)    Opinionin e auditimit për çdo deklaratë përfundimtare të shpenzimeve, që i dorëzohet Komisionit Evropian nga   ZKA-ja, për mbylljen e programit ose të një pjese të tij. Deklarata përfundimtare e shpenzimeve mund të përfshijë mandatpagesat e kontabilizuara, të çdo viti. Ky opinion vlerëson vlefshmërinë e aplikimit për pagesën përfundimtare dhe besueshmërinë e informacionit financiar. Opinioni i auditimit bëhet sipas modelit të paraqitur në aneksin E, të marrëveshjes kuadër, dhe mund të mbështetet nga raporti përfundimtar i veprimtarisë audituese. Opinioni u dërgohet Komisionit Evropian dhe ZPA-së në të njëjtën kohë ose të paktën brenda tri muajve pas dorëzimit nga ZKA-ja, të deklaratës përfundimtare të shpenzimeve.

ë) Përmbush kërkesa të tjera specifike për planin vjetor të punës për auditin dhe/ose raportin, vlerësimin dhe opinionin, të përmendura më lart, në përputhje me marrëveshjet sektoriale dhe ato financiare.

f.      Harton metodologjinë e punës për auditimin e fondeve të akredituara nga Bashkimi Evropian, sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit, si dhe bën vlerësimin e riskut, në veçanti, me dëshmi materiale dhe shembuj. Kjo metodologji mund të plotësohet dhe përmirësohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian.

8.     Të drejtat dhe detyrimet në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ekzekutohen nga zyrtari përgjegjës akreditues, ZPA, pozicion i cili aktualisht mbahet nga ministri i Financave.

9.     Mënyra e organizimit të brendshëm, autoriteti, mënyra e vendimmarrjes së strukturave të agjencisë, si dhe çështje të tjera, që lidhen me veprimtarinë e kësaj agjencie, përcaktohen në rregulloren e brendshme të saj, propozuar nga drejtori i Agjencisë dhe miratuar nga zyrtari përgjegjës akreditues (ZPA).

10.   Marrëdhëniet e punës së punonjësve të Agjencisë rregullohen në bazë të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa pagat e tyre përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi, me vendim të Këshillit të Ministrave.

11.   Drejtori i Agjencisë emërohet, lirohet e shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e zyrtarit përgjegjës akreditues, pozicion i cili mbahet, aktualisht, nga ministri i Financave.

12.   Drejtori i Agjencisë shkarkohet nga detyra, kur:

a) jep dorëheqjen;

b) emërohet në një detyrë tjetër;

c) humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate;

ç) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjykate, të

   formës së prerë;

                  d) është i paaftë për kryerjen e detyrës.

10. Pika  11, e vendimit nr.719, datë 18.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve, ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së BE-së, në kuadër të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA), komponenti I”, shfuqizohet.

11. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

LEJIMIN E SHTYRJES SË AFATIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, ME OBJEKT, PËRKATËSISHT, “LICENCIMI I PLOTË I SISTEMIT TË THESARIT” DHE “SHËRBIM KONSULENCE PËR SISTEMIN KOMPJUTERIK TË THESARIT”, NË MINISTRINË E FINANCAVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

13.   Lejimin e Ministrisë së Financave, që, brenda datës 30.12.2009, të kryejë procedurat e prokurimit, me objekt:

a.     “Licencimi i plotë i sistemit të Thesarit”;

b.     “Konsulencë për sistemin kompjuterik të Thesarit, për transferimin e njohurive stafit funksional të Thesarit”.

     Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.

14.   Fondi limit për kryerjen e procedurave të prokurimit me objekt:

·         “Licencimi i plotë i sistemit të Thesarit”, është në vlerën  20 220 000 (njëzet milionë e dyqind e njëzet mijë) lekë dhe përballohet nga buxheti i vitit 2009.

·         “Konsulencë për sistemin kompjuterik të Thesarit, për transferimin e njohurive stafit funksional të Thesarit”, është në vlerën 19 000 000 (nëntëmbëdhjetë milionë) lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

15.   Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *    

V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 45, të  ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” , dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 26.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në buxhetin e miratuar për  vitin 2009, në programin 09770 “Fonde për shkencën”, artikulli     230-231, t’i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare” .

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›